Ambasadorja amerikane në Tiranë është takuar sot me prokurorin e SPAK, Altin Dumanin, i cili mban postin e shefit të Seksionit të K rim it të Organizuar. Lajmin e ka bërë me dije Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Takova sot Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin,” shkruan Kim.