inistrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, udhëton këtë fundjavë drejt New York-ut, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku më 11 qershor do të votohet për zgjedhjen e Shqipërisë, si anëtare jo i përhershme e Këshillit të Sigurimit, për periudhën 2022 – 2023.

Përpara nisjes, Ministrja Xhaçka ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në twitter pas takimit, Ministrja Xhaçka bëri me dije se përgatitjet për KS po vazhdojnë me hapa të shpejtë, teksa e cilësoi këtë si një mundësi historike për diplomacinë shqiptare.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Vendi ynë paraqitet në këto zgjedhje si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore dhe e mbështet këtë kandidaturë në 6 prioritetet kryesore:

– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;

-Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;

-Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;

-Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;

-Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit;