Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi vlerësoi sot kontributin e mësuese Luljeta Gjergo, mësuese e fizikës në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë.

“Luljeta ka rreth 28 vite përvojë të spikatur, midis të cilave përmendim drejtimin e institucioneve arsimore dhe mësimdhënien në lëndën e fizikës në shkollë të mesme, si dhe pjesëmarrëse në projektin PASCH për mësimdhënien e lëndës së fizikës në gjuhën gjermane, mbështetur nga Ambasada Gjermane dhe Instituti “Goethe””, tha Kushi.

Gjithashtu, Kushi vlerësoi se “ajo ka kontribuar si vlerësuese në provimet e Maturës Shtetërore në lëndën e fizikës, ka mbështetur realizimin e orëve mësimore në “RTSh Shkollë” gjatë pandemisë, si dhe ka qenë drejtuese e ekipit lëndor dhe mentore për zhvillimin e praktikave profesionale, duke dhënë një kontribut me vlerë në zhvillimin profesional të mësuesve në departament dhe edukimin e brezave të rinj”.