Tiranë, 7 Qershor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video të qytetarëve, të cilët shprehen të kënaqur me vaksinimin anticovid, i cili vazhdon në të gjithë vendin. Manastirliu shkruan se sot kalojnë mbi 800 mijë vaksinime të kryera, ndërsa 300 mijë qytetarë tashmë kanë kryer të dy dozat e vaksinave. “Në qendrat shëndetësore afër vendbanimit dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv. Më shumë 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa sot pritet të kalojnë mbi 800,000 vaksinime të kryera”, shkruan Manastirliu.

Manastirliu ka informuar qytetarët se sot pritet të vijnë doza të tjera vaksinash Pfizer për të vijuar vaksinimin e qytetarëve. “Sot presim edhe 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, bën me dije Manastirliu.

Postimi i ministres Manastirliu: Në qendrat shëndetësore afër vendbanimit dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv. Më shumë 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa sot pritet të kalojnë mbi 800,000 vaksinime të kryera
Sot presim edhe 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari #ShqipëriaBuzëqesh