Vazhdon të dhurojë spektakël Italia e Mancinit dhe të argëtohet ndaj Çekisë duke fituar 4-0. Skuadra axurre ka shënuar me të gjithë potencialin sulmues, teksa pas pjesës së parë ku shënuan Immobile dhe Barella, në të dytën ka qenë radha e Insigne dhe Berardi.

Në fakt, sërish Immobile protagonist me një asist “no look”, pa e parë lojtarin e Napolit, që ka gozhduar portierin çek.