Zona e Astirit në Tiranë do të ketë shumë shpejt një shkollë të re 9-vjeçare, me parashkollor, të dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri. Shkolla, e cila po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”, do të mbajë emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani, i ndarë nga jeta në vitin 2016. “Shkolla e re “Andrea Stefani”, e madhe, e bukur dhe super komode për zhvillimin e procesit mësimor. Një tjetër shkollë i shtohet zonës së Laprakës, te Dogana”, shkruan Veliaj.

Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve. Shkolla e re pritet të ulë edhe numrin e nxënësve në shkollat e tjera të Kryeqytetit. Bashkia e Tirana ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne pamjet e punimeve për shkollën e re që do të mbajë emrin e Andrea Stafanit. Pamje që tregojnë se pjesa më e madhe e punimeve ka përfunduar.