Kombëtarja kthehet në fushë dhe luan një ndeshje miqësore ndaj Uellsit në Kardif, prej orën 18:00, me Rejën, që mes mungesash do provojë të kualidojë lojën për të qenë gati për ndeshjet e shtatorit, kur nisin kualifikueset për Botërorin 2022. Nga Uellsi, Reja u shpreh dje se e ka gati formacionin për ndeshjen e nesërme dhe pritet që të mos i ndahet formacionit 3-5-2. Tashmë zgjedhjet e tij janë konfirmuar. Në portë, në mungesë të Berishës e Strakoshës, do shohim Gentian Selmanin. Mbrojtja është me më të mirët.

Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli qëndrojnë para ish-gardianit të Laçit. Mesfusha do jetë me 5, me dy “raketa” në krahë: Doka dhe Lenjani. Ndërkohë treshja e qendrës përbëhet nga Abrashi, Çekiçi dhe Bare. Balaj e Manaj luajnë në sulm.

SHQIPËRIA: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edy Reja. UELLSI (4-4-2): Hennesey; Ampadu, Mepham, Davies, N.Williams; Levitt, Allen, Ramsey, Norrington-Davies; Brooks, T.Roberts. Trajner: Rob Page.