Turqia ka zbuluar rezerva shtesë të gazit natyror në jug të Detit të Zi, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i cili shpjegoi se me 135 miliardë metër kubikë të gjetur atje, vlera totale e gazit te zbuluar nga vendi i tij në këtë rajon arrin në 540 miliardë metër kub.

Dhe nuk mbaron këtu, sipas Erdoganit, i cili është i bindur se në këtë rajon mund të zbulohet edhe më shumë gaz. “Anija jonë eksploruese Fatih zbuloi 135 miliardë metër kub gaz natyror në fushën e gazit të Sakaraya-së.

Operacionet tona atje do të vazhdojnë. dashtë Zoti, presim edhe lajme të tjera të mira nga ky rajon, ishte komenti i presidentit turk. Ankaraja synon ta nxjerrë gazin natyral nga fusha Sakarya dhe ta furnizojë rrjetin e saj deri në 2023.

Por që ky objektiv të plotësohet, sipas kreut të shtetit turk, duhet punuar dite e natë. Tubacioni, i cili shtrihet për të paktën 160 kilometra, do të duhet të lidhet me rrjetin kryesor dhe Ankaraja duhet që të ndërtojë një stacion brenda dy vjetësh. Turqia varet shumë nga importet e naftës dhe gazit nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, po ashtu furnizohet me gaz të lëngshëm nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria.

Ajo ka kryer një sërë ekspeditash për zbulim nafte e gazi edhe në Mesdhe, por operacionet turke në ujërat e kontestuara i ashpërsuan ndjesh♪7m tensionet mes saj, Greqisë dhe Qipros.