Një studim i madh mbi COVID-in “e gjatë”, një gjendje në të cilën disa njerëz vazhdojnë të kenë simptoma muaj pas kontraktimit me koronavirus, kryer nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor në Sidnei, thekson se në rastet e infektimit të studiuar 80% u shëruan brenda një muaji, ndërsa pak më pak se 5%, tre muaj pas diagnostikimit, vazhdojnë të vuajnë nga simptoma të tilla si dhimbje koke, dhimbje gjoksi dhe skuqje të lëkurës.

Studimi i drejtuar nga profesorja për shëndetin e popullsisë, Bette Liu ndoqi rreth 3 000 raste të regjistruara në Uellsin e Ri Jugor, gati 95% e personave që u prekën nga virusi në këtë shtet mes janarit dhe majit të vitit të kaluar.

U zbulua gjithashtu se mosha dhe problemet shëndetësore para-ekzistuese rrisin shumë shanset për një rikuperim më të zgjatur.

“Ne kemi vërejtur që njerëzit e moshuar kanë më pak të ngjarë të rikuperohen ose shërohen më ngadalë”, shkruan Liu në faqen e internetit të Universitetit.

“Ky studim është unik në atë që u përpoqëm të gjurmonim të gjithë ata që u diagnostikuan në atë kohë dhe ne mendojmë se ekziston një ndryshim i veçantë nga shumë studime të tjera”,shton ai.

Shifra prej 5% është dukshëm më e ulët sesa vlerësimet e llogaritura në studime të tjera, disa prej të cilave tregojnë se deri në gjysma e pacientëve vazhdojnë të përjetojnë simptoma për muaj pas diagnostikimit me COVID0-19.

Ajo beson se përmasa e madhe e mostrës së marrë parasysh në studimin e saj ofron një pamje më të saktë të gjasave për të vuajtur nga “COVIDI i gjatë”.