Kemi marrë një goditje të rëndë nga Britania e Madhe, deklaroi ministria spanjolle e Shëndetësisë, Karolina Darias, intervistuar nga radio ”Cadena Ser” duke iu referuar vendimit të Londrës për të mos liruar tani për tani kufizimet për udhëtimet turistike në drejt vendeve europiane si Spanja dhe Italia.

”E rëndësishme është të arrihet qëllimi për të pasur një ndikim më pak se 50 raste për 100 000 banorë. Le të punojmë për këtë”, tha qeveria britanike.

Aktualisht, incidenca mesatare e vendit është 118 raste të regjistruara në 14 ditët e fundit çdo 100 000 banorë.

”Për faktin se disa rajone nuk dëshirojnë të zbatojnë masat e reja kombëtare për bare, restorante dhe diskoteka shpallur nga ministria, qeveria do të sigurohet që t’i detyrojë njerëzit që këto masa të respektohen”, theksoi ajo.