Sipas një sondazhi, tre të katërtat e popullsisë së BE (75%) mendojnë se vaksinat janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë. Pothuajse shtatë në dhjetë të anketuar (69%) tashmë janë vaksinuar ose duan të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa 79% synojnë të vaksinohen deri në fund të vitit.

Sidoqoftë, ekzistojnë ndryshime të konsiderueshme midis Shteteve Anëtare, dhe personat nën moshën 45 vjeç hezitojnë më shumë të vaksinohen kundër Covid. Mesatarisht, 70% e të anketuarve besojnë se BE-ja ka luajtur një rol kryesor në fushatën e vaksinimit.

Një shumicë relative mbështet mënyrën në të cilën BE-ja ka menaxhuar strategjinë e vaksinimit (47% të kënaqur, 45% të pakënaqur) ndërsa mënyra se si qeveritë kombëtare kanë menaxhuar këtë strategji janë pak më kritike (46% të kënaqur , 49% të pakënaqur).

Në sondazh morën pjesë 26,106 persona nga periudha 21 deri më 26 maj 2021.