Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk ka pranuar ditën e sotme zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak as në Teatrin ” Petro Marko” as në ambjentet e Bashkisë me pretekstin e Covid 19 dhe situatën e pandemisë. Por nga ana tjetër e gjithë kjo sjellje tij sot rrëzohet me veprimet e tij të mëhershme.

Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, Leli iu ka dhënë leje Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt për të mbushur sallat ndërkohë e kundërta ka ndodhur në rastin e Këshillit Bashkiak. Kjo papërgjegjshmëri e qëllimshme e Kryebashkiakut tregon edhe një herë se ai e ka braktisur detyrën që i është votuar nga qytetarët duke e kthyer në çështje politike.