Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) njofton se ka kryer gjatë ditës së sotme 85 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorë të biznesit ushqimor janë dhënë 7 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për mungesë të librezës shëndetësore të personelit, tejkalimit të afatit të planit DDD, mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore për çështje të skadencave të produkteve ushqimore, mosplotësimit të kushteve higjieno-sanitare.

“Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore. Referuar planit vjetor të marrjes së mostrave me bazë risku janë marrë 29 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme”, bën të ditur AKU.

Sipas AKU-së, me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 3.374 litra produkte ushqimore.