Kryetarët e bashkive të rajonit janë mbledhur në Tiranë, ku ka diskutuar për hapjen e vendit, pas izolimit që shkaktoi epidemia e Covid 19 dhe bashkëpunimi ndërmjet tyre për t’i dhënë frymë ekonomisë.

“Ndonjëherë krizat janë edhe një mundësi për të na bashkuar, mundësi per t’u bërë pak më të mirë, një sfidë por edhe një mundësi”, u shpreh Veliaj.

Shqipëria tanimë është hapur dhe i pret turistët ngado që të vijnë.
“Kemi pasur për disa ditë numra një shifror te infektuarish, dhe nëse sheh kemi dy çadra, ku te njëra vaksinohesh te tjera do të shikohet europiani. Do të duhet të jetojmë dhe me sëmundjen…jeta vazhdon”, shtoi Veliaj.

Tanimë pas pandemisë, rimëkëmbja e ekonomisë nëpërmjet turizmit është një çështje kryesore, që diskutohet në të gjitha vendet .
“Duhet të sigurohemi që mbijeton ekonomia… paratë e turizmit të mbeten në xhepat e shqiptarëve në strukturat turistike të qyteteve tona”, vazhdoi kryebashkiaku.