Nga 1 tetori i këtij viti deri më 31 mars 2022, në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të mbahet Expo 2020 Dubai. Shqipëria do të jetë e pranishme në këtë panair krah 190 shteteve pjesëmarrëse. Përfaqësimi i vendit në një panair botëror të këtyre përmasave përbën një ngjarje me rëndësi të veçantë. Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) bën të ditur se Shqipëria do ketë pavijonin e vet, i cili do jetë i vendosur në zonën e lëvizshmërisë (Mobility), një hapësirë që krijon dhe prezanton ura lidhëse fizike dhe virtuale për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ideve, duke siguruar qasje më të lehtë në tregje, njohuri dhe inovacion.

Nën temat kryesore të Expo 2020 Dubai Expo 2020 Dubai do të zhvillohet nën moton “Connecting Minds, Creating the Future” me besimin se inovacioni dhe progresi janë rezultate të njerëzve me prejardhje dhe fusha të ndryshme, të cilët mund të gjenerojnë dhe ndajnë ide unike duke kontribuar në zgjidhjen e sfidave globale.

Nën temat kryesore do të jenë: mundësi, lëvizshmëri dhe qëndrueshmëri duke shërbyer si platforma që nxisin kreativitetin, inovacionin dhe bashkëpunimin global. Mundësi është nën tema e parë e përzgjedhur nga organizatorët e Expo Dubai me qëllim nxitjen e sipërmarrjeve të reja, krijimin e inovacionit dhe ideve të reja në industrinë e teknologjisë.

Tematika synon të nxisë potencialin tek individët dhe komunitetet për të arritur dhe përmbushur nevojat aktuale dhe sfidat e së ardhmes. Lëvizshmëri si tematikë synon të krijojë idenë e një lëvizje inteligjente dhe produktive të njerëzve, mallrave dhe ideve, si fizikisht ashtu edhe virtualisht. Tematika do të shërbejë si një urë lidhëse për të siguruar qasje më të lehtë në inovacion, njohuri dhe tregje të reja.

Pavijoni i Shqipërisë do të jetë i vendosur në zonën e Lëvizshmërisë, e cila ka në fokus krijimin dhe prezantimin e urave lidhëse fizike dhe virtuale produktive për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ideve, duke siguruar qasje më të lehtë në tregje, njohuri dhe inovacion.

Qëndrueshmëri si tematikë synon të përcjellë respektin e ndërsjellë që duhet të arrijmë për të jetuar në ekuilibër me botën, në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Tema paraqet projekte inovative globale që po krijojnë rrugë të reja të qëndrueshmërisë dhe premton të ndihmojë ruajtjen e planetit tonë për brezat e ardhshëm.

Pavijoni i Shqipërisë në Expo 2020 Dubai “Albania a timeless trip”

Pavijoni i Shqipërisë në Expo 2020 Dubai do të jetë simbol i identitetit kombëtar, duke pasqyruar një Shqipëri me ngjyra, të re dhe dinamike, e cila ofron një destinacion mjaft tërheqës turizmi dhe në të njëjtën kohë një destinacion për investime të huaja, duke evidentuar avantazhet dhe potencialet që Shqipëria mbart, si dhe duke reflektuar filozofinë dhe prioritetet e Expo 2020 Dubai.

Titulli i pavijonit do të jetë “Albania a Timeless Trip”. Ngjyrat kryesore të pavionit janë: e zezë, e kuqe dhe gri.

Pavijoni i Shqipërisë në Expo 2020 Dubai do të ketë një karakter më së shumti artistik duke nxjerr në pah vlerat tona në traditë, histori, kulturë, mikpritje dhe duke përçuar një shembull emancipimi, progresi por edhe një përafrim të mirë ndaj sfidave të reja të kohës, teknologjisë dhe inovacionit.

Pavijoni shqiptar do të jetë i vendosur në zonën e Lëvizshmërisë (Mobility), e cila ka në fokus krijimin dhe prezantimin e urave lidhëse fizike dhe virtuale produktive për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ideve, duke siguruar qasje më të lehtë në tregje, njohuri dhe inovacion.

Expo Dubai do të mirëpresë 190 shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me synimin dhe qëllimin e nxitjes dhe krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.

Për herë të parë në historinë e një panairi botëror, secili nga shtetet pjesëmarrëse do të ketë pavijonin e tij të dedikuar.