Ka një shprehje të autorit të famshëm amerikan, Theodor Seuss Geisel: “E kupton kur ke rënë në dashuri nëse nuk do të shtrihesh të flesh, sepse realiteti më në fund të duket më i mirë se ëndrrat që sheh”. Dashuria na bën të prekshëm nga emocionet që mund të mos i kemi provuar më parë. Por nëse emocionet dhe ndjesitë mund të kenë ngjashmëri, mënyra se si dashurohemi ndryshon. Disave mund t’ju duhet kohë për t’u dashuruar, ndërsa të tjerëve mund t’u ndodhë më shpejt. Ka dhe nga ata që dashrohen me shikim të parë. Nëse doni të dini se kush dashurohet më shpejt, mund t’ju ndihmojë Astrologjia, sipas së cilës njerëzit e disa shenjave të Zodiakut përjetojnë dashuri shumë intensivisht dhe më shpejt se të tjerët. Këto janë pesë shenjat që dashurojnë më shpejt, e sipas renditjes; më intensivisht, me shikim të parë.

1-Peshqit: Peshqit e shohin bukurinë dhe të mirën tek të gjithë dhe dashurohen kokë e këmbë me këdo që kupton natyrën e tyre. Në fakt është e lehtë për një Peshk të dashurohet me shikim të parë, sepse ai e sheh botën me shumë ngjyra. Për një të shenjë të peshkut, dashuria nuk është vetëm një përvojë. Peshqit janë më të lehtët për t’u dashuruar sepse janë tepër romantikë.

2-Dashi: Shenja e parë e shenjës së zodiakut është gjithashtu më e shpejta ndër të gjitha. Kjo përfshin edhe rënien në dashuri. Durimi nuk është virtyti më i fortë i Dashit, gjë që e bën kaq të lehtë për ta që të dashurohen shpejt. Shtimi i benzinës në këtë zjarr të padurimit është natyra impulsive dhe kokëfortë e Dashit që e shtyn atë të marrë vendime të shpejta, duke përfshirë dashurinë. Nuk është çudi që nëse bëhet film me titull ‘Dashuri me shikim të parë’ Dashi do të luante perfekt rolin kryesor!

3-Gaforrja. Njerëzit e kësaj shenje kanë aftësi mbresëlënëse të bindjes dhe çuditërisht, ata gjithashtu përfundojnë duke bindur veten të bien në dashuri. Gaforret shpesh tërhiqen nga njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. Meqenëse shumica e njerëzve të kësaj shenje zodiakale janë të dashuruar me idenë e dashurisë në kokën e tyre, ata lehtësisht emocionohen nëse hasin këdo që përputhet me këtë ide.

4-Luani. Luani është një nga shenjat më dominante të zodiakut. Së bashku me këtë vjen pasioni. Luanët kanë një pasion të pavdekshëm për gjithçka. Natyra e tyre e ashpër dhe e sigurt nuk lë hapësirë për asnjë frenim që të dashurohet që me shikim të parë. Gjithashtu si shenjë mbretërore, njerëzit e kësaj shenje të zodiakut janë të vetëdijshëm për hijeshinë e tyre dhe kurrë nuk mendojnë dy herë para se të dashurohen sepse e dinë që të biesh në dashuri për ta është po aq e lehtë sa ta bësh dikë të dashurohet me ta!

5-Akrepi. Shprehja ‘kurioziteti vret macen’ qëndron për njerëzit e kësaj shenje të zodiakut kur bëhet fjalë për dashurinë. Kur diçka nxit pasionin e një Akrepi (dhe ata tashmë janë të njohur për natyrën e tyre pasionante) nuk e humb kohën por vepron menjëherë. Akrepi ka tendenca të bjerë në dashuri me shikim të parë. Sytë mjaftojnë për të tërhequr interesin e një Akrepi.