Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara kanë dhuruar pajisje mjekësore për Spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, që arrijnë vlerën e 1 milion dollarëve.

Dhurimi përfshin shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e kujdesit intensiv, ventilatorë, makineri me rreze x, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar disa foto nga ceremonia e donacionit të pajisjeve mjekësore dhe shkruan se Amerika kujdeset shumë për popullin shqiptar, duke kujtuar edhe një citim nga sekretari Baker disa vite më parë.

“Pra, kur dikush do të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacientë të shtrihet në një nga ato shtretër, kur një ekspert të lexojë në një nga ato ekranet, shpresoj që ata të kujtojnë, thellë në zemrat e tyre, kujdesin që Amerika jep për qytetarët. Ne kujdesemi shumë për popullin shqiptar dhe ashtu sic u shpreh sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, “Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju”.