Sara dhe Atdheu dukej se po jetonin një histori të bukur dashurie, që do të zgjaste shumë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Çifti i ka dhënë fund lidhjes dhe këtë e konfirmoi vetë Sara përmes postimeve në rrjete sociale.

Fillimisht ajo ka publikuar në Instagram një shprehje ku shkruhet “Mos i beso askujt” dhe e ka pasuar me figurën e një gjarpri. Më vonë Sara ka postuar një shprehje në të cilën shkruhej

“Jam 106% beqare”.

Gjithashtu Sara nuk e ndjek më Atdheun në Instagram, duke i vënë vulën ndarjes prej tij. Nga ana tjetër Atdheu vazhdon ta ndjekë Sarën, gjë që do të thotë se konflikti ka qenë i njëanshëm dhe vendimi për ndarje ka qenë vetëm nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Kujtojmë se Sara dhe Atdheu dolën bashkë çift nga “Për’puthen” dhe i habitën të gjithë me vendimin e tyre të papritur. Sara ishte duke konsoldiuar raportin e saj me Gelianin, por papritur ajo vendosi të largohej me Atdheun. I ftuar para disa ditësh në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” ai u shpreh se dhe për të gjithçka erdhi shumë papritur.

“Ndodhi ashtu se unë ika për sqarim, janë në dijeni gjithë produksioni. Unë ika për sqarim dhe jo që të rikthehem. Ndodhi shumë shpejt që më kërkuan me u rikthy me pëlqimin e gocave. Pëlqimi ndaj Sarës ishte, edhe ndaj Antonelës, kështu e bëra në fund diferencën se çfarë më ngjit mua”, u shpreh Atdheu.