Me rastin e Kampionatit Europian 2016, Juve përgatitej të jetonë një verë të nxehtë, duke pritur të njihte të ardhmen e yllit të vet. Pesë vjet më parë, drejtuesit e bardhezinjve qëndruan në majë të gishtave gjatë gjithë kompeticionit kontinental të kombëtareve, para se të përcaktonin të ardhmen e Paul Pogba. Ai arriti deri në finale me Francën, u mund nga Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Pesë vite më vonë, është portugezi, ai që mban të ngrirë merkaton e Juves, me kokën në fushë dhe me sytë nga azhurnimet e agjentit të tij, i cili ndërkohë përpiqet ta largojë 36-vjeçarin nga Torino. Situata të ndryshme, por vera 2021 mund të ketë ngjashmëri me dinamikën e përjetuar më 2016. Pogba, pas Kampionatit Evropian Francez, vendosi të ardhmen e tij në mes të pushimeve, së bashku me agjentin Mino Raiola, diku midis korrikut dhe gushtit.

Ai zgjodhi të kthehej te Manchester United, përballë një propozimi të parefuzueshëm në aspektin financiar. Ishte gjithashtu operacioni më i shtrenjtë në tregun europian të futbollit deri në atë moment, 105 milionë euro, nga të cilat 72 milionë neto shkuan në arkat e Juventusit, klubit që e kishte punësuar francezin falas, katër vite më parë. Shitja e Ronaldos do të ishte po aq pozitive për logjikën financiare të Juventusit. Lojtari ka ende një vit në kontratën e tij, me një pagë neto prej 31 milionë euro dhe një kosto të mbetur prej 87 milionësh. Ai ende nuk është shprehur për të ardhmen, por duket më i bindur në largimin nga Torino sesa në verërat e mëparshme.

Kjo është arsyeja pse ai do t’i jepte Mendes mandat për të gjetur një zgjidhje alternative. PSG dhe Manchester United, ku Pogba tani duket se është në kreditet përmbyllëse, mbeten hipoteza të vlefshme për të ardhmen e portugezit. CR7, tani për tani mbetet i përqendruar në Kampionatin Europian, në përpjekje për të mbrojtur kurorën e kampionit. Për vazhdimin e karrierës, ai do të vendosë vetëm më vonë, ashtu siç Pogba bëri më 2016.