Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot lajmin e mirë për një operacion të vështirë, i cili është realizuar me sukses në QSUT.

Duke falënderuar ekipin e mjekëve të QSUT-së, Manastirliu bëri me dije se ndërhyrja delikate është kryer në fundjavë dhe ka zgjatur plot 7 orë, duke shpëtuar jetën e 54-vjeçares.

“Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54-vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën”, tha Manastirliu.

“Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi. Respekt”, shkruan Manastirliu.

Sipas infomracioneve nga QSUT, pacientja 54-vjeç me diagnozë tumor primar renal dhe përhapje masive në Caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, rrezikonte jetën nga bllokimi i qarkullimit të gjakut në mushkëri u operua në kushtet e urgjencës.

Operacioni konsistoi në heqjen e tumorit dhe pastrimin nga ekipi i kirurgëve në QSUT.