Me fillimin e sezonit turistik, një nga pikat më të vizituara për turistët vendas dhe të huaj janë dhe alpet shqiptare, ku ‘zhytesh’ me gjelbërimit dhe ajrit të pastër që ofron natyra.

Pikërisht mëngjesin e sotme, kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që këtë fundjavë të publikojë një video nga alpet shqiptare.

“Mirëmëngjes me ajrin e alpeve shqiptare”, shkruan Rama krahas videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.