Kryeministri Rama gjatë vizitës së Tij në Turqi, është pritur nga personaliteti i shkencës dhe biznesit turk Canturk Alagöz. “Diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutik”-shkruan Rama në Instagram.

Postimi i plotë:

***i nderuar nga mikpritja e Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike… Të shohim?