Sikurse e ka bërë ‘traditë’ tashmë, kryeministri Edi Rama ka promovuar sot një tjetër nga bukuritë e vendit tonë.

Në Facebook, Rama ka postuar një video nga Bjeshkët e Kukësit, ku natyra duket e mrekullueshme. Bjeshkët e Kukësit janë tashmë edhe një atraksion për të apasionuarit e çiklizmit malor.

“Mirëmëngjes dhe me Bjeshkët e Kukësit tashmë një atraksion edhe për të apasionuarit e çiklizmit malor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.