Në sesionin e gjashtë të prezantimit të aplikantëve që jetojnë jashtë vendit, në nismën “Gati për Shqipërinë”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas mbledhjeve online, do organizohen takime me ministrat përkatës për të parë se ku mund të përfshihen individët që duan të kontribuojnë për zhvillimin e vendit. “Kemi nisur këtë cikël kontaktesh dhe pas këtyre sesioneve në çdo fushë do organizohen takime me ministrat përkatës për të parë si mund të përfshihen dhe kush mund të përfshihet ku”, tha Rama.

Rama deklaroi se ka pasur një angazhim më të madh se sa ai vetë priste, dhe shprehu falenderime për të gjithë ata që kanë treguar besim pa ia lënë përgjigjen fjalës “aty nuk të kupton njeri dhe nuk të hap derën njeri”. Ai e pati edhe një këshillë për ta që të mos harrojnë të bëjnë edhe pak qejf pasi jeta nuk është vetëm shkollë dhe punë.