Lëvizja midis palës greke dhe turke qipriote të Qipros do të bëhet më e lehtë nga e premtja, kur hiqet detyrimi për karantinë dhe nevojitet vetëm një rezultat negativ i testit PCR për COVID-19.

Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara konfirmuan sot se «udhëheqësit politikë në të dy anët ranë dakord për heqjen e karantinës». Sipas njoftimit, qëllimi është të bëhet më e lehtë për banorët, të cilët janë ndarë prej muajsh, që të shohin njëri-tjetrin, si edhe për të lejuar turistët të lëvizin më lirshëm.