Qeveria britanike ka lejuar që në stadiumin Wembley të lejohen 75% e kapacitetit për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të ‘Euro 2020’. Pas këtij miratimi tashmë në sfidat që do luhen në Wembley present në shkallët e stadimit do të jenë rreth 60.000 tifozë.

Sfidat kryesore të Kampionatit Evropian do të zhvillohen në datat 6, 7 dhe 11 korrik, ndërsa gjatë kësaj periudhe në Britani të Madhe do të jenë në fuqi masat kufizuese lidhur me koronavirusin. Tifozët që do t’i kenë biletat duhet të kenë një test negativ të COVID-19 ose dëshmi se e kanë kryer vaksinimin e plotë (të dyja dozat, 14 ditë para ndeshjes).