Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar një projektrregullore të re mbi procedurat për mbledhjen, ruajtjen dhe raportimin elektronik të të dhënave të dëmeve sipas parashikimeve të ligjit të ri në Regjistrin elektronik të dëmeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projektrregulloren “Për regjistrin elektronik të dëmeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”.

Projektrregullorja është publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik.

Kjo projektrregullore ka për qëllim të sigurojë funksionimin efektiv, të drejtë dhe të bazuar në ligj, të regjistrit elektronik të dëmeve të Byrosë.

Sipas kësaj projektrregulloreje, shoqëria e sigurimit dhe Byroja duhet të marrin të gjitha masat për të përshtatur sistemet informatike respektive të raportimit të dëmeve, për të operuar në përputhje me përcaktimet e kësaj rregulloreje.