Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli e cilësoi si konstruktiv takimin me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapic dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Djordje Radulovic.

“Zgjerimi është në interesin tonë”, theksoi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një mesazh në Twitter në kuadër të takimit me delagacionin malazez.

“Parlamenti Europian mbështet përshpejtimin e anëtarësimit. Është thelbësore ndjekja e ritmit të procesit të reformave”, shtoi ai.