Ka përfunduar samiti në Gjenevë të Zvicrës mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin. Lajmi është dhënë pak më parë nga agjencia e lajmeve Bloomberg, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

“Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se takimi dypalësh ka përfunduar,” tha agjencia në një deklaratë.

Sipas CNN, bisedimet midis presidentëve të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden , zgjatën përafërsisht 3.5 orë. Shumë më pak se çfarë ishte parashikuar.