Të gjithë personave të cilëve u është hequr patenta, leja e qarkullimit apo u është bllokuar makina për shkak se kanë shkelur orën policore, duke nisur nga kjo e martë do munden t’i tërheqin ato.

Por ka një kriter, duhet që qytetari të ketë plotësuar një afat prej 30 ditësh në mënyrë që dokumentet apo makina t’u rikthehet. Sipas policisë rrugore, ata duhet që me kartë identiteti të paraqiten pranë komisariateve rrugore përkatëse pa paguar asgjë. Por nëse rezultojnë që përpara se dokumentet apo makina t’u bllokohej, kanë pasur gjoba të papaguara, duhet që ato t’i paguajnë me qëllim tërheqjen e tyre.

Burimenga policia rrugore bëjnë me dije se janë të pakta rastet kur është bllokuar automjeti, pasi janë lënë në ruajtje. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së vendeve në komisariate apo drejtoritë e policisë për lënien e automjeteve.

Ndërkaq, për rastet e thyerjes së orës policore, kur drejtuesi nuk ka qene pronar i makinës, është bërë vetëm tërheqja e lejes së drejtimi. Ndërkaq makina dhe leja e qarkullimit nuk është bllokuar.

Kjo është falja e dytë që bën qeveria pas faljes vitin e shkuar nga data 17 prill deri në 7 tetor. Pas kësaj date, sipas informacionevejanë konstatuar duke thyer orën policore 953 automjete. Ku kryesisht është hequr patenta dhe leja e qarkullimit për tre vite.

Kjo falje e dytë parashikon amnisti vetëm shkelësit e orës policore të cilët do të munden të marrin dokumentacionin dhe makinën. Asnjë shkelje tjetër e qarkullimit rrugor nuk përfshihet në këtë falje.(tch)