Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Parlamenti holandez do të mbështesë tashmë thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë sjell në vëmendje se ai e ka thënë edhe më herët se pa u bërë zgjedhjet në Holandë, Shqipëria nuk ka çfarë të presë.

POSTIMI- LAJM TJETËR I MIRË✌️ Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim?????

*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua? Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim??‍♂️