Ndërkohë që më shumë njerëz vaksinohen çdo ditë kundër Covid-19, një epidemiologe e OBSH-së ka paralajmëruar se do të nevojiten vaksina të reja dhe “masa” të vazhdueshme për të trajtuar çdo “plejadë mutacionesh” në të ardhmen. Udhëheqësit botërorë ia kanë prezantuar vaksinat publikut si një biletë kthimi drejt normalitetit, me presidentin e SHBA-ve Joe Biden që premton një “verë të lirisë” nëse synimi i tij për vaksinimin e 70% të amerikanëve do të arrihet deri më 4 korrik. Edhe kundër varianteve më të transmetueshme të koronavirusit, si për shembull ‘varianti Delta’, vaksinat janë shpallur si efektive dhe të sigurta.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë është ende e shqetësuar. Në një konferencë të hënën, epidemiologia Maria van Kerkhove pretendoi se vaksinat një ditë mund të jenë joefektive kundër një “plejade mutacionesh” që mund të lindin në të ardhmen.

Kerkhove foli për një “gjeneratë tjetër” të vaksinave kundër Covidit që “do të prodhohen në të ardhmen”, por këmbënguli se “ne gjithashtu kemi mjete të tjera” për të parandaluar infeksionin. Van Kerkhove nuk specifikoi se cilat ishin këto mjete, por kishte të ngjarë t’i referohej maskave, distancimit shoqëror. Ajo i këshillon njerëzit: “Bëni çfarë të mundeni… për të parandaluar veten të infektoheni… dhe për të parandaluar çdo përhapje tjetër nëse infektoheni.” Viruset zakonisht pësojnë mutacione me kalimin e kohës, me shumicën e mutacioneve që e bëjnë patogjenin më pak vdekjeprurës. Për shembull, mutacionet e virusit H1N1 përgjegjës për vdekjet e rreth 50 milion njerëzve në të gjithë botën një shekull më pare, po i infekton njerëzit në çdo sezon gripi.

Varianti Delta i Covid-19 konsiderohet si një “variant shqetësues” global nga OBSH, së bashku me tre mutacione të tjera të zbuluara së pari në Mbretërinë e BAshkuae, Afrikën e Jugut dhe në Brazil, megjithëse asnjë nga këto nuk duket të jetë më vdekjeprurëse.