Listës së vendeve që ka hequr kufizimet për udhëtarët shqiptarë i është bashkuar edhe Belgjika. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska për të kaluar drejt Belgjikës. Tirana International Airport, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, njofton se tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtij shteti pas test dhe pa vaksinë për Covid-19.

Njoftimi i plotë: Belgjika. Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen. Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport.