Në një video të shpërndarë nga Sky News Australia, janë bërë publike disa imazhe të lakuriqëve të natës në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan duke ringjallur edhe njëherë debatin për origjinën e virusit.

TV zbuloi një video të vitit 2017 në të cilën punonjësit e Institutit të Virologjisë shfaqen duke ushqyer kafshët. Videoja 10-minutëshe, me titull “Ndërtimi dhe Kërkimi në Laboratorin e Wuhan P4” “feston përfundimin e objektit dhe paraqet intervista me shkencëtarët kryesorë nga laboratori i Nivelit 4, më i larti në siguri.

Në të flitet për masat paraprake të “sigurisë maksimale” në rast të një “aksidenti” dhe “përplasjesh të forta” me qeverinë e Parisit gjatë ndërtimit të saj. Bërja publike e këtyre imazheve mund të paraqesë një siklet të ri për OBSH, të cilin fillimisht e mohoi ishte i mundur. Imazhet përgënjeshtrojnë versionin e OBSH-së që e kishte quajtur hipotezën si “komplot”.

Shi Zhengli, e ashtuquajtuar” Gruaja Bat” e institutit nuk e pranon asnjëherë që mund të ketë pasur eksperimente me lakuriqët në laboratorin e tyre, por pas kësaj video duket se nuk kanë mbetur dyshime.