Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi në Bruksel një takim me ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag.

Kryediplomatja shqiptare vlerësoi mbështetjen e Holandës në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. “Shpresojmë se Parlamenti holandez do ta mbështesë qëndrimin e qeverisë. Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s, delegacion i cili kryesohet nga Kryeministri Rama.