Dita e sotme ka sjellur një tjetër sinjal rreth së ardhmes së Sergio Ramosit. Qendërmbrojtësi nuk u paraqit në asnjë nga fotografitë për fanellat e reja të edicionit 2021/22.

MARCA raporton se Ramos nuk ishte present për fotografimin për fanellat e reja që u lansuan sot.Spanjolli ka qenë gjithmonë një figure qëndrore në kampanjat e tilla. Ende nuk dihet nëse vendimi ka qenë i klubi apo i lojtarit.

Mungesa e Ramosit nuk e konfirmon se s’do të qëndrojë në Real Madrid, por e bën më të besueshëm faktin se mund të largohet. Në prill të vitit 2018, Ronaldo gjithashtu nuk mori pjesë në fotografimin për fanellat e reja edhe pse shumë pak besuan se mund të largohej.

Ai më pas u largua atë verë pasi fitoi Champions Leaguen për të tretën herë radhazi.