Ina Kollçaku është një prej personazheve që u bë e njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së saj në formatin e dashurisë “Për’puthen 1”. Ish-konkurrentja ka qenë prej kohësh pjesë e rubrikës “Rrethi Katror” në “E diell”, mirëpo kohët e fundit ajo nuk është parë në ekran dhe për këtë ka pasur një arsye mjaft të fortë. Ajo ka zbuluar së fundmi se i është nënshtruar një ndërhyrjerje të shpejtë kirurgjikale pasi në gjoksin e djathtë iu konstatua një masë tumoriale. Për fat të mirë, gjendja e saj është e mjaft e mirë. Gjatë bisedës përmes “Skype” me Manushin, ajo u ka bërë thirrje të gjitha vajzave, grave që të shkojnë të bëjnë kontrolle pasi është shumë e rëndësishme që ta kapësh në kohë.

“Nuk jam në spital kam dalë nga spitali. Një masë tumoriale në gjirin e djathtë e cila duhej të hiqej patjetër, nuk kishte mënyrë tjetër. Operacioni ishte urgjent, prandaj për këtë arsye javën që kaloi ju ishit në transmetim dhe unë isha një operacion. E përjetova shumë mirë, ndërkohë mjekët, të cilët ishin të dy shqiptarë kanë qenë të mrekullueshëm. Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të rifilloj jetën. Nuk ka të bëjë mosha fare, dhe një nga arsyet që une doja ta bëja publike ishte se doja të postoja disa video si të bëhen kontrollet nga vajzat dhe gratë dhe ti drejtohen kirurgëve për të tilla ndërhyrje. Ose nëse kapen në kohë, ose më të vogla se imja, se unë e kisha 3 cm mund të trajtohen edhe me ilaçe. Kjo ishte një nga arsyet që unë kisha dhe doja ta ndaja eksperiencën. Tre ditë pas ciklit menstrual vajzat të kontrollojnë gjoksin. Nëqoftëse ndjejnë forma apo masa të shkojnë të bëjnë kontroll. Ose njëherë në gjashtë muaj të shkojnë të bëjnë kontroll që të parandalojnë në kohë”, tha Ina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)