Në një postim në facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar nisjen e vaksinimit për moshat mbi 18 vjeç.

Manastirliu u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e humbin këtë mundësi, ndërkohë që shkruan se qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 – 20:00

Postimi i ministres Manastirliu: Nëse jeni +18 vjeç dhe keni aplikuar në e-Albania, ejani sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga #Covid19.
Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00
https://shendetesia.gov.al/qendrat-e-vaksinimit-te-hapur/
***Mos e humb këtë mundësi.
#ShqipëriaBuzëqesh