Mbahet sot në Romë takimi i Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e Daesh/ISIS.

Shqipëria përfaqësohet në ministerial nga delegacioni kryesuar nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, bëri të ditur zyra për shtyp e MEPJ.

Në ministerial është i pranishëm edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Takimi i ministrave të jashtëm të Koalicionit Global, është i pari pas konstituimit të administratës Biden.