Moderatorja Arbana Osmani është tashmë nënë e dy djemve, Jonit dhe djalit të vogël që e pagëzoi me emrin Diell. Ajo ndan herë pas here imazhe me djalin e saj më të madh, duke e bërë një ndër fëmijët më të njohur në vendin tonë.

Së fundmi, Arbana ju ka uruar të gjithë fëmijëve “Gëzuar 1 Qershorin” nëpërmjet një fotoje asapk të zakontë së bashku me Jonin. Siç tregon dhe moderatorja ai ka operuar bajamet me sukses dhe duket mjaft mirë me shëndet.

“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet❤️ Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim❤️❤️ Gëzuar 1 qershorin ?”, shkroi Arbana krahas fotos me të birin.

Kujtojmë se në muajin mars, Joni festoi 6-vjetorin e lindjes dhe Arbana i bëri një dedikim sghmë të ëmbël në rrjete sociale. Ajo publikoi disa foto që ka realizuar me të voglin ndër vite dhe përkrah tyre shkroi:

“Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Happy birthday jeta ime”.

Gjithashtu ajo organizoi dhe një festë gjigante me arstin e ditëlindjes së tij, ku kishte të ftuar fëmijë e disa mikesha të ngushta të saj.