Duket se pandemia e COVID në vend po shkon drejt fundit, ndërsa në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me COVID në vend. Kjo u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha po ashtu se qarku i Fierit dhe Gjirokastrës nuk kanë asnjë rast aktiv me Covid19.

“Vetëm 1 rast i ri sot. Janë 87 raste aktive në të gjithë vendin, teksa qarku i Fierit dhe Gjirokastrës nuk kanë asnjë rast aktiv me Covid19”, shkruan Manastirliu.