Nga Elda Shabani

K’: “ A mos jam çmendur?”
L’: “Kam frikë Po. Ju jeni krejtësisht argëtues. Por unë do t’ju tregoj një sekret. Të gjithë njerëzit e mirë janë.”

Kur imagjinoni një vajzë në një botë surreale, cili është imazhi i parë që ju vjen ndërmend? Përgjigjia ime e rrufeshme do të ishte Liza në Botën e Çudirave. Gjithmonë kam qenë një fanse e vajzës me flokë të verdha, e veshur me fustan të kaltër dhe një përparëse të bardhë mbi të, këpucë të zeza e çorape të bardha deri në gjunj. Historia e Lizës nuk është vetëm një histori emocionuese. Ajo është historia e një vajzë e cila po kërkon të gjejë rrugën e saj për në shtëpi. Eshtë një histori që të ndihmon të shpëtosh nga jeta reale dhe të hysh në një botë të mrekullueshme imagjinare të krijuar nga Lewis Carroll. Liza në Botën e Çudirave është një roman i shkruar nga autori anglez Lewis Carroll në 1865. Autori tregon për një vajzë të re e cila bie në një vrimë duke ndjekur lepurin veshur me tuxedo, me një orë në xhep, një palë doreza të bardha në njërën dorë dhe në dorën tjetër një freskore .

Kjo vrimë e zezë e çon vajzën në një botë fantazie të populluar nga krijesa të veçanta. Personazhet dhe imazhet kanë qenë jashtëzakonisht me ndikim si në kulturën popullore ashtu edhe në letërsi, veçanërisht në zhanrin e fantazisë. Carroll bashkëpunoi me ilustruesin John Teniel për të pasqyruar historinë me forcën e tij të mprehtë grafike, duke i kthyer personazhet të gdhendura në memorjen e secilit prej nesh; Veshja blu dhe kordelja e zezë mbi balluket e Lizës; Pantallonat me kuadrata shahu të Kapelëbërësit, një personazh ky i fundit i cili pinte çaj me dy miqtë e tij, kurora e shahut të Mbretëreshës së Kuqe. Vajza bukuroshe u portretizua si një vajzë tipike e një familje të klasës së mesme në epokën Viktoriane, e cila duket sikur zgjodhi botën e fantazisë si rrugën për të dalë nga realiteti. Ndërsa lepuri përpiqet të kap “ kohën” dhe Liza zvogëlohet dhe rritet, ajo përjeton të pashpjegueshmen, të papërcjellshmen dhe të panjohurën me një guxim të pashoq.

Ndikimi i Lizës në gjithçka, nga teatri dhe kinemaja Hollivudiane te matematika dhe fizika, nga muzika e moda, është kthyer në një figurë kaq universale, aq sa vazhdon të ndihet shumë moderne dhe aktuale edhe sot. Liza në botën e çudirave është një sukses në ekranin e madh. Midis shumë versioneve, më i spikaturi është ai Tim Burton të vitit 2010. Ky film është konceptuar si një vazhdim i historisë origjinale duke marrë disa çmime; Çmimin për Drejtimin më të Mirë Artistik dhe të kostumografisë dhe gjithashtu u nominua për efektet më të mira Vizive.

Liza e Tim Burton krijoi një figurë tjetër, mbështetës dhe jo kyesor në krahasim me personazhet e tjerë shumë më të dallueshëm dhe më të spikatur në individualitet, sikurse është Kapelebërësi. Në vend të ngjyrës bojëqiell në veshjen e saj në botën reale, Liza në takimin me mbretëreshën e kuqe shfaqet rebele, dinamike dhe me ndjenjë vetbesimi e veshur me fustanin asimetrik me tyl të kuq. Është fillimi i një Lizë të re e cila nuk dëshiron të ndjekë një jetë standarte e të mërzitshme nga rregullat që vendos një shoqëri e mbyllur.

Në industrinë e modës, Liza në Botën e Çudirave është një nga temat më të njohura. Shumë artist janë mahnitur nga Liza ekpresive, e zgjuar dhe me fustanin në linjën NewLook të Christian Dior në 1947, një linjë A me fund të plotë, dhe me bel të hollë e cila u përkthye si një novacion ne periudhën pas LIIB. Stilistët kanë krijuar gjithashtu versione të shumta të saj, duke e kthyer atë në një ikonë, një përrallë mode. Imagjinoni një version të përrallës klasike të Lewis Carroll në të cilën Liza bie në një vrimë lepuri jo për të dalë në Tokën e Çudirave por në Botën reale të pasarelave dhe të Haute Couture. Liza në vidioklipin What You Waiting For, mund të mos hasë Kapele Bërësin, por një stilist të lumtur për të kënaqur shijen e tij ekstravagante dhe të këngëtares Gwen Stefani, frymëzuar nga stili gotik dhe barok .

Ka diçka jashtëzakonisht autentike fryma rebele e adoleshentes Liza, e cila bie pak në kundërshtim me veshjen e saj. Por a ka nevojë vërtet ky shekulli i ri për një Lizë? Liza në fakt është pa moshë. Ajo i përket një botë fantazie për fëmijët dhe surrealiste për të rriturit. Joshja ndaj botës së fantazisë është universale, e tillë është edhe moda. Modës i pëlqen të luajë me miqtë e veçantë të Lizës. Nga Vivienne Westwood te Iris Van Herpen, Donatella Versace, Karl Lagerfeld e Tom Ford, të gjithë e duan Lizën e Lewis Carroll.

Ajo ka qenë një muzë e historisë së madhe të modës. Së fundmi në 2018, kalendari Pirelli solli një manifestim, në stilin viktorian dhe gotik, frymëzuar nga personazhet e Botës së Lizës. Nga party me çaj të Mad Hatter dhe miqtë e tij, do të ketë gjithmonë një prekje të ngjyrave acide, show, trend, dëshirë të qënësishme për modën dhe sigurisht një prekje e Lizës së Carrol-it për Lizën e rritur.

…Tik tok tik tok ..
…tik tok …
Kap shansin, pasi mund të rritesh,
Çfarë je duke pritur?
Gwen stefani, Song