Lehtësohen lëvizjet e shtetasve shqiptarë që udhëtojnë drejt Spanjës.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se, shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Spanjës duhet të jenë të pajisur me: dokumentacionin e vlefshëm të udhëtimit; testin negativ COVID-19 (PCR ose test i shpejtë) të bërë brenda 72 orëve të fundit; çertifikate vaksinimi të plotë, që konfirmon vaksinimin të paktën 14 ditë para udhëtimit; regjistrimi para udhëtimit në portalin https://www.spth.gob.es/ 48 orë dhe marrjes së kodit përkatës QR, 48 orë para udhëtimit.

MEPJ shton se, përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç. Fëmijët mbi moshën 6 vjeç që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ COVID-19.

MEPJ thekson se, vaksinat që njihen nga autoritetet spanjolle janë: Pfizer BioNTech; Moderna; Astrazeneca; Janssen/Johnson & Johnson; Sinopharm.