Barcelona nuk ndryshon dhe Ronald Koeman do të jetë ende trajneri i klubit katalanas për sezonin e ardhshëm.

Kjo u konfirmua nga presidenti Joan Laporta i cili thirri një konferencë për shtyp për të marrë zyrtar vendimin e marrë për stolin e sezonit të ardhshëm.

Barcelona konfirmoi se besimi do t’i jepet trajnerit holandez dhe Laporta e konfirmoi kështu: “Pas kësaj periudhe reflektimi, ne kemi gjetur marrëveshjen dhe do t’i japim vazhdimësi kontratës aktuale të Ronald Koeman”