Në vendin tonë duket se situata pandemike është drejt normalizimit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, këtë të hënë ka ndarë lajmin e mirë se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrim trajtim vetëm 3 pacientë.

Manastirliu përmes një postimi në Facebook shkruan se po vijon të ulet dhe numri i rasteve aktive në të gjithë vendin.

#Covid19/ Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku aktualisht ka vetëm 3 pacientë të shtruar, rastet ditore të ulëta, pavarësisht numrit të lartë të testimeve dhe ulja e vazhdueshme e rasteve aktive, janë të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej pandemisë“.