Juventus vihet në lëvizje për Kylian Mbappe. Kjo është bomba e lëshuar nga The Athletic. Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon në vitin 2022 dhe negociatat për rinovimin nuk janë zhbllokuar akoma. Një situatë që ka vënë në lëvizje të mëdhatë e Europës.

Real Madrid, në fakt, e ndjek prej kohësh dhe do të ishte gati ta merrte edhe këtë verë, nëse PSG do të pranonte të hapte negociatat.

Plani i klubeve të tjerë është që të presin skadencën e mundshme të kontratës pas një viti dhe të provojnë ta marrin me kosto zero. Përveç Juventusit, për Mbappe interesohene dhe Chelsea me Liverpool-in.

Kampioni i botës mund të marrë vendin e Cristiano Ronaldo-s te bardhezinjtë edhe për sa i takon kostove të rrogës, me 22-vjeçarin që paguhet rreth 20 milionë euro nga PSG. Një shumë kjo që do të rritej në rast të një transferimi me kosto zero.