Oklland në Zelandë të Re, është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Departamenti për hulumtime në gazetën The Economist, ka renditur 140 qytete bazuar në faktorë si: stabiliteti, infrastruktura, edukimi dhe qasja në kujdes shëndetësor.

Mirëpo pandemia e koronavirusit ka dalë të jetë faktor tejet i rëndësishëm në renditjen e këtij viti. Kjo i bie që shtetet evropiane kanë rënë më poshtë në listë, ndërsa ato në Australi, Japoni dhe Zelandë të Re janë ngritur lart.

Këto vende janë përgjigjur shpejt ndaj valëve të pandemisë dhe kanë qenë në gjendje të ulin numrin e rasteve dhe të heqin më shpejt kufizimet në lëvizje. Shtetet e Bashkimit Evropian, në anën tjetër, kanë hasur në pengesa gjatë procesit të vaksinimit, si dhe kanë zbatuar gjatë masat kufizuese.

Pas Oklland, vendin e dytë e ka zënë Osaka në Japoni, më pas Adelaide në Australi, Vellingon nën Zelandë të Re dhe kryeqyteti japonez Tokio. Pesë vendet me kushtet më të rënda për jetesë në botë janë shpallur: Tripoli, Karaçi, Harare, Douala dhe Karakas./ REL