10 aparatura respiratore i janë dhuruar Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan nga ICC me financim të Shtetit të Kuvajtit. Aparaturat do të shpërndahen në 10 Qendra Shëndetësore, duke u ardhur në ndihmë 72 mijë personave.

Në fjalën e tij Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se vijojnë bashkëpunimet dhe financimet për ta çuar shëndetësinë në nivelet që qytetarët meritojnë.

“Krahas mbështetjes për ndërtimin e disa qendrave shëndetësore në të gjitha bshkitë e qarkut, kjo mbështetje që vjen me aparatura , të cilat janë kthyer në aparatura të domozdoshmenë qendrat shëndetësore, të cilat ndihmojnë të sëmurët me COVID-19 dhe të sëmurët kronikë që kanë problematika të frymëmarrjes dhe kjo do të na ndihmojë që ne në qendrat shëndetësire në njësitë administrative ti kemi këto paisje në dispozicio të çdo qytetari që e ka të domozdoshëm këtë shërbim. Shpreh gjithë mirënjohjen për Emirin e Kuvajtit, qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme të Kuvajtit për garantimin e kësaj mbështetjeje”, deklaroi Balla.