Nga Dritan Hila

Sa herë vjen në Shqipëri ndonjë dorë vaksinash kineze, nuk vonojnë doktorët e rreshtuar në radhët e PD-së të tregojnë paefektshmërinë e tyre, madje rrezikshmërinë. Nëse vijnë vaksina perëndimore nxitojnë të hedhin dyshime se janë të skaduara. Janë nga ata që u këshillonin njerëzve të dilnin në rrugë në kohën e karantinës, ndërsa vetë nuk nxirrnin as hundën nga vilat e fshatit. Ca janë doktorë që kanë 30 vjet që u ka ngrënë dhia librat e që tani nuk bëjnë as për politikanë e as për të bërë gjilpërat. Ca të tjerë i ka zënë purtha e politikës dhe ende në fotoprofile kanë parullat elektorale të PD-së. Dhe kanë një këmbëngulje perverse që ta përdorin politikisht diplomën e tyre.

Nuk është se deklaratat e tyre janë pa efekt. Militantë të PD-së që besojnë verbërisht te këta mostra; të moshuar që mendojnë se një doktor ka të drejtë dhe deri në nivelin e Fred Çakos nuk mund të arrijë; të tjerë janë njerëz që thjesht kanë frikë në mënyrë instiktive dhe fare pak u duhet që të refuzojnë shkencën, janë të gjithë viktima të tyre.

Është e turpshme kjo. Dhe ligji nuk ndihmon pasi liria e fjalës është strehë edhe për sharlatanë. Në këtë rast vlen vetëm vetëdija personale dhe profesionale, por këtyre doktorëve ka kohë që u ka ikur bashkë me cipën e fytyrës. Dhe kështu me mijëra pensionistë vazhdojnë ngujimin dhe mijëra të tjerë infektimin. Unë e çova nënën time të vaksinohet. Është 78 vjeç. Bëri Sinovac dhe tani është imune.

Kukuvajkat e pandemisë dhe gjynahqarët e opozitësKukuvajkat e pandemisë dhe gjynahqarët e opozitës Më së fundi pas një viti e gjysmë karantinë ka mundësi t’i gëzohet diellit dhe presë mbesat pa frikën e infektimit. Ndaj i bëj thirrje demokratëve që mos marrin në qafë prindërit. Se Edi Ramën nuk e mundni dot me këto karkasa të shkencës dhe duke bërë viktima prindërit, pasi janë heronj që nuk do t’ua dijë kush për nder. Çojini vaksinojini që të shijojnë këtë verë.