Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste pozitive me koronavirus nga 1,938 testime të kryera dhe një humbje jete. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se numri total i rasteve aktive është 176 ndërsa ai i vik ti mave ka shkuar në 2,251 që nga fillimi i pandemisë.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218. Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës. Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.